107.El Maun

1
أَرَأَيْتَ الَّذِي يُكَذِّبُ بِالدِّينِ
A e ke parë ti (a e sheh) atë, që përgënjeshtron përgjegjësinë dhe llogarinënë botën tjetër?
2
فَذَٰلِكَ الَّذِي يَدُعُّ الْيَتِيمَ
Po ai është që e përzë në mënyrë të vrazhdë bonjakun.
3
وَلَا يَحُضُّ عَلَىٰ طَعَامِ الْمِسْكِينِ
Dhe që nuk nxit për të ushqyer të varfërin.
4
فَوَيْلٌ لِّلْمُصَلِّينَ
Pra shkatërrim është për ata që falen,
5
الَّذِينَ هُمْ عَن صَلَاتِهِمْ سَاهُونَ
të cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm.
6
الَّذِينَ هُمْ يُرَاءُونَ
Ata që vetëm shtiren (sa për sy e faqe).
7
وَيَمْنَعُونَ الْمَاعُونَ
Dhe nuk japin as sendin më të vogël (as hua).
CopyRight © 2024 Koran.link All Rights Reserved